
Shqipëria po humbet 0-1, me Izraelin që ka shënuar me Shon Weissman, sulmuesin e Valladolid që në sekondat e para të pjesës së dytë, në ndeshjen e grupit 2 të Ligës B të Nation League
Pjesa e pare në Izrael, u barazua pa gola, pas një ndeshje e ekuilibruar, ku Izraeli pati presion më të madh por ku rastet më të mira ishin ato të Shqipërisë. Në veçanti, ishte sulmuesi i Chelsea Armando Broja që ka shpërdoruar të paktën dy raste të arta.
Në minutën e 6-të, Broja ka rastin për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por pasi tregohet i aftë të përfitojë nga një gabim të mbrojtjes “hipnotizohet” nga portieri izraelit, ndërkohë që Cikalleshi ishte totalisht i lirë për të shënuar.
Në fund të 45 minutave të para, shënohet një tjetër rast për Brojën, që shmanget mirë por gjuajtja ishte e dobët. (A2 Televizion)