“Mos konsumoni "sanduiç kanibal", rrezikoheni nga sëmundjet”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 11:03 | Lifestyle
“Mos konsumoni "sanduiç kanibal", rrezikoheni nga

Banorët e Wiskonsinit po nxiten nga autoritetet shëndetësore që të mos ushqehen me një pjatë tradicionale vendase për këtë vit, për të shmangur sëmundjet që mund të vijnë prej saj.

Një "sanduiç kanibal", i konsideruar si i preferuari i festave në këtë shtet, përbëhet nga mishi i viçit, i bluar krudo me bukë me qepë, kripë dhe piper.

Por, “ngrënia e mishit të papërpunuar nuk rekomandohet asnjëherë për shkak të baktereve që mund të përmbajë", tha Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Wisconsin (DHS).

Departamenti, i cili e rikujton këtë fakt çdo vit para festave, shtjelloi paralajmërimin e tij në një postim tjetër në mediat sociale.

"Koha për kujtesën tonë vjetore se ekziston një traditë e festave që duhet ta anashkaloni: sanduiç me mish të papërpunuar, ndonjëherë të quajtur sanduiç kanibal", shkroi departamenti në Facebook.

"Shumë familje të Wisconsin i konsiderojnë ato si një traditë festash, por ngrënia e tyre përbën një kërcënim për Salmonelë , E. coli O157: H7, Campylobacter dhe Listeria, baktere që mund t'ju bëjnë të sëmureni. Dhe, jo, nuk ka aspak rëndësi se ku e merrni mishin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Më herët, edhe Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së apeloi për moskonsumimin e tyre duke thënë se ka qindra njerëz në Midwest që janë ndierë keq pasi kanë ngrënë sanduiçe kanibale çdo sezon pushimesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos