“Mos prekni hundën dhe gojën”, thonë ekspertët para se të prekin hundën dhe gojën

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 16:41 | Kapur në kamera

Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirusi i kanë kaluar 220, të shpërndara në 19 shtete të ndryshme. Që prej ditëve të para, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa Kongresi miratoi një fond prej mbi 8 miliardë dollarësh për ta luftuar atë.

Por ndërsa disa prej zyrtarëve të lartë të institucioneve të shëndetit kanë dalë publikisht duke këshilluar qytetarët që të marrin masa paraprake të thjeshta, si shmangia e prekjes së hundës apo gojës. Por në një videokolazh të realizuar nga emisioni “Daily Show” në Comedy Central, shfaqen po të njëjtit zyrtarë, që ndërsa japin këto këshilla i shkelin vetë ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos