Kulla e ftohjes në rafinerinë më të madhe të naftës në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, në Karson të Kalifornisë, ku flakët arritën në një lartësi deri në 30 metra.
Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje, rreth orës 23:00 me orën lokale dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë ambientin.
Banorët që banojnë aty pranë raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime, që kishin shkundur makinat në një rreze më shumë se 3 kilometra të gjatë. Fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar, por era e keqe e atyre që dëshmitarët thanë se ishin kimikate, u ndje për më shumë se 1 kilometër. (A2 Televizion)