Moska do të hapë korridore humanitare për ukrainasit drejt Rusisë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 21:55 | Bota
Moska do të hapë korridore humanitare për ukrainasit drejt

Ministria ruse e Mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do të hapë disa korridore humanitare drejt Rusisë, për njerëzit që duan të largohen nga Ukraina.

Zyrtarët rusë kanë thënë se korridoret do të hapen çdo ditë, në orën 10:00 me orën lokale, derisa të zgjasë lufta.

Më parë, Ukraina i ka refuzuar ofertat ruse për korridore humanitare, ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka konsideruar këto propozime si “absurde”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/08/rusia-propozon-armepushim-ne-disa-qytete-te-ukraines-per-sigurimin-e-korridoreve-humanitare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos