
Moska do të zgjasë pushimet e shkollës me një javë deri më 17 janar, me shpresën për të stabilizuar situatën në lidhje me infeksionet e reja të koronavirusit dhe për të shmangur kufizimet. Vendimi u njoftua nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus.
“Pushimet më të gjata shkollore në Moskë do të stabilizojnë incidencën e Covid-19 në një nivel më të ulët se aktualisht. Kjo do të thotë që ne do të jemi në gjendje të shmangim futjen e kufizimeve të reja, të padëshirueshme në janar", tha kryetari i Bashkisë, Sergei Sobyanin, në një deklaratë.
Rusia nisi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V të prodhuar, në fillim të këtij muaji. Ajo i ka rezistuar vendosjes një bllokim të rreptë, siç bëri në fillim të këtij viti, duke u mbështetur në masat e parandalimit.
Rusia raportoi 27 002 raste të reja të martën, duke përfshirë 5641 në Moskë, duke e çuar gjithsej në 3 105 03737, që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet gjithashtu raportuan 562 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave në 55 827. (A2 Televizion)