Mot i acartë në SHBA, dëborë dhe temperatura disa gradë nën zero

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 20:45 | Bota
Mot i acartë në SHBA, dëborë dhe temperatura disa gradë

Më shumë se 50 milionë amerikanë po vuajnë këtë fundjavë nga i ftohti, me erëra të acarta që po zhvendosen nga perëndimi në juglindje, atje ku pritet të mbërrijë brenda të dielës në mbarë bregun lindor.

Meteorologët parashikojnë shi të ftohtë dhe në shumë vende, dëborë në sasi rekord.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, shpejtoi të paralajmërojë qytetarët, me miliona vetë qark disa shteteve amerikane, që do të përballen me dimrin e acartë: “Jemi mobilizuar dhe përgatitur me gjithçka na nevojitet për të mbrojtur shtetin tonë, por edhe për të asistuar fqinjët, nëse do të jetë e nevojshme”.

Gjendja e emergjencës është shpallur tashmë në shtete si Xhorxhia, Virxhinia dhe dy Karolinat, ku punonjësit kanë përgatitur rrugën, që me gjasë nga kjo fundjavë do të bëhen thuajse të pakalueshme nga ngricat. Guvernatori i Karolinës së Veriut paralajmëron se është e vështirë të pastrosh rrugët në kohë, për shkak të numrit të lartë të punonjësve, të infektuar me Covid-19.

Në Nju Jork, njerëzit po përballen prej ditësh me tempraturat e ulëta dhe dëborën, por kjo fundjavë do të sjellë acarin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos