
Moti sot dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore, më të dukshme gjatë pasdites dhe mbrëmjes, por pa mundur të gjenerojnë reshje.
Temperaturat kanë vijuar të larta në mëngjes, duke variuar nga 0 në zonat e mesme deri 10°C në zonat e ulëta. Por mesdita sjell një rënie të lehtë kur pritet që maksimumi të luhatet nga 7 në zonat e mesme deri 18-19°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.
Europa vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët, në pjesën më të madhe të saj ndërsa reshje shiu do ketë në veriperëndim dhe juglindje të kontinentit. Po ashtu, reshje të pakta dëbore priten sot në veri-verilindje të Europës.
Temperaturat mbeten të larta në pjesën më të madhe të Europës ku maksimumi do shënojë deri 24°C, përjashtuar zonat e Balltikut ku vijojnë me temperatura të ulëta. (A2 Televizion)