
Dështon mbledhja e pedagogeve në universitetin e Tiranës. Pas tre orë diskutimesh dhe pa qëndrimet zyrtare të asambleve të fakulteteve, nuk është arritur në një vendim në lidhje me grevën e paralajmëruar.
Grupi drejtues i pedagogeve i ka kërkuar kolegëve të mbështesin qëndrimin e fakultetit të shkencave sociale për grevë pa afat.
Në mbledhje nuk kanë munguar as debatet. Pedagogë nga fakultete të ndryshme e kanë cilësuar mbledhjen jo legjitime dhe se nuk mund të dalë mbi vendimet e asambleve të fakulteteve.
Ndryshe nga sa u njoftua, mbledhja e kësaj të hëne nuk ishte ajo e asamblesë së pedagogëve të universitetit të Tiranës. Nuk kishte pjesëmarrje dhe shumicë e duhur për t’u mbledhur, kishte pedagogë edhe nga universitete të tjera madje dhe personel i cili nuk është me kohë të plotë në fakultet. (A2 Televizion)