Ferit Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni masivisht dhe votoni

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 10:01 | Politikë

Ferit Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së

Ministri Hoxha mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i fortë është zëri juaj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në votimet e sotme dhe të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike.

Në mesazhin drejtuar bashkëatdhetarëve në Luginë, Ministri Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi e rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet e të ketë peshën që meriton.

“Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shprehet Ministri.

Ministri Hoxha e përmbyll mesazhin me thirrjen: “Dilni dhe votoni. Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos