
Bota e futbollit pret me padurim mbrëmjen e madhe të Topit të Artë! Mbrëmjen e të hënës, në orën 20:00, do të mësohet emri i futbollistit që do të kurorëzohet më i miri në botë, në ceremoninë prestigjioze që nderon yjet e futbollit për paraqitjet e tyre gjatë sezonit.
Në qendër të vëmendjes janë emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, ndërsa gara premton emocione deri në momentin e shpalljes së fituesit. Një fokus të veçantë merr edhe Ousmane Dembele, fituesi i edicionit të kaluar, që synon të mbrojë trofeun e fituar pas një sezoni të shkëlqyer me Paris Saint-Germain.
Megjithatë gara do të jetë dhe më e fortë kur mes 10 emrave kryesor janë Lamine Yamal, Kilian Mbappe, Vinicius Jr apo Harry Kane
Përveç çmimit kryesor për futbollistin më të mirë, ceremonia do të vlerësojë edhe futbollin e femrave, talentet e rinj dhe portierët më të spikatur.
Një mbrëmje, yjet më të mëdhenj dhe vetëm një emër në majën e futbollit botëror.. Pyetja që bëjnë të gjithë është vetëm një.. Cili do të jetë mbreti i ri i Europës?
Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fier. Ngjarja ndodhi në banesën e një çifti të moshuarish.
Zjarrfikësit ndërhynë në kohë, larguan bombulën e gazit dhe nxorën të moshuarit nga apartamenti për arsye sigurie.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen pasoja. (A2 Televizion)