
Ndërpritet mësimi në disa shkolla. Për shkak të kushteve të rënduara të motit, Ministria e Arsimit njofton se është vendosur vendim që për ditën e sotme të mos zhvillohet mësim në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Drejtoritë Arsimore Rajonale kanë vendosur që në rrethet Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, të pezullohet mësimi për të gjithë nxënësit.
Mësimi është ndërprerë pjesërisht në rrethet Shkodër (28 shkolla), Gramsh (4), Vlorë (2), Lezhë (3), Kolonjë (4) dhe Delvinë (1).
Ndërsa në Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara. (A2 Televizion)