Moti i keq në vend, vijojnë reshjet në Korçë, situata në Vjosë drejt përmirësimit

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 08:43 | Aktualitet
Moti i keq në vend, vijojnë reshjet në Korçë, situata

Në qarkun Korçë gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu dhe dëborë të shkrirë më intensitet mesatar, si dhe dëborë në zonat mbi 1250 metra, të shoqëruara me erë.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës varion nga 5-8 centimetra. Po punohet për mirëmbajtjen me pastrim dëbore dhe kriposje. Kalimi i mjeteve nga km 7 në km 13, rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e pasdites.

Ndërkaq, situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë pasi niveli i Vjosës shkoi deri në 7.5 metra. Megjithatë, me ndryshimin e drejtimit të erës, ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të nivelit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7 metra. Sipas përllogaritjeve në tre pika, pritet që deri në orën 14:00 të shkojë në nivelin 6 metra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos