Moti i keq në Siçili: Anulime dhe vonesa në fluturime, mbyllen shkollat

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 08:42 | Bota

Moti i keq që ka përfshirë Siçilinë ka sjellë shqetësime të mëdha edhe në trafikun ajror. Mediat italiane raportojnë se në Catania janë anuluar dhe devijuar dhjetëra fluturime, ndërsa ka vonesa nga shumë fluturime të tjera. Problemet në Siçilinë lindore ndikuan gjithashtu në aeroportin e Palermos, me fluturime të anuluara dhe vonesa.

Të dielën në mbrëmje, një shi i rrëmbyeshëm përfshiu Alcamo në Trapani, duke përmbytur rrugë, shtëpi, dyqane dhe magazina, si dhe duke dëmtuar disa makina që u përmbytën nga uji, ndërsa dëme serioze u shkaktuan për rrugët në qytet dhe në brendësi.

Në zonën e Catania-s të goditur nga moti i keq, pesë turistë të huaj u shpëtuan nga Mbrojtja Civile. Minibusi me të cilin ata po udhëtonin u godit nga furia e ujit përgjatë rrugës shtetërore që lidhet me Catanian. Turistëve iu desh të braktisnin automjetin dhe u dërguan në një zonë të sigurt nga disa vullnetarë të Mbrojtjes Civile. Shoferët e tjerë u shpëtuan pasi u bllokuan në makinat e tyre nga uji që përmbyti rrugët në zonë.

Ndërkohë për shkak të motit të keq, janë mbyllur shkollat në 27 bashki të Messina-s dhe në disa qendra. Gjithashtu, është urdhëruar pezullimi i aktiviteteve mësimore në të gjitha Departamentet e Universitetit të Messinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos