Sonte moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërkohë ditën e nesërme priten kthjellime gjatë gjithë ditës në zonat jugore dhe në qendër të Shqipërisë, ndërkohë që do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare gjatë pasdites në zonat malore të vendit, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat ulen në mëngjes duke zbritur deri në -9°C në juglindje të territorit, ndërkohë që do të kemi një rritje të lehtë të tyre në orët e mesditës. (A2 Televizion)
Moti i kthjellët dhe i ftohtë, termometri shënon deri -9°C
