Modifikonin ilegalisht makineta të kontrabanduara për lojëra fati, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 09:52 | Kronikë

Modifikonin ilegalisht makineta të kontrabanduara për lojëra

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Interceptimi”, duke zbuluar një magazinë te Kodra e Priftit ku modifikoheshin me programe ilegale makineta të kontrabanduara, të cilat u shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij. Gjithashtu, janë sekuestruar 25 makineta, 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike, shkruan A2.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos