
Policia e Fierit ka arrestuar një 41 vjeçar pasi për 2 vjet kishte kanosur një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash.
I arrestuari është me precedent penal për krime kundër personit, shkruan A2.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin me inicialet I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij", lexohet në njoftimin e policisë.
(A2 Televizion)