
Ditët e fundit të vitit 2022 do të mbyllen me mot të qëndrueshëm. Nuk ka ndryshime të mëdha nga dita në ditë sa i përket edhe temperaturave, ndërsa do të kemi kthjellime me vranësira kalimtare.
Temperaturat do të luhaten me maksimumi një gradë. Vranësirat do të jenë të herëpashershme në veri, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë kthjellime.
Gjatë këtyre ditëve, temperaturat do të luhaten nga dy gradë në zonat malore, deri në 17 gradë gjatë ditës. Kjo situata meteorologjike pritet të jetë deri në ditët e para të vitit 2023. (A2 Televizion)