
Forcat e rendit shqiptare kanë ndihmuar një turist çek i cili ishte rrëzuar me motoçikletë në një përrua në fshatin Rinas të Librazhdit.
Turisti 53-vjeçar ishte pjesë e një grupi motoristësh, dhe mësohet se ka dalë nga rruga duke rënë në përroin e Cirovës.
Turistët kanë njoftuar policinë, e cila nga vështirësia në terren mund të ndërhynte vetëm me anë të një helikopteri të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka transportuar çekun në Spitalin Ushtarak. Personi ka fraktura në trup, por jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)