Rrihte të dashurën se dyshonte që e tradhtonte me Ballotelin, rrezikon 13 vjet burg

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 20:28 | Sporte të tjera
Rrihte të dashurën se dyshonte që e tradhtonte me Ballotelin,

Një burrë në Breshia, i fiksuar se e fejuara kishte një marrëdhënie me futbollistin Balotelli, rrezikon 13 vite burg për dhunën e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

30-vjeçari tashmë ka dalë në seancën e parë përpara gjykatës së Breshia ku është njohur me akuzën e keqtrajtimit dhe dhunës, pas denoncimit të bërë nga 31-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.

Pozita e tij është rënduar më shumë, pasi më herët gjykata kishte dhënë një urdhër-mbrojtje për gruan, i cili e ndalonte 30-vjeçarin t’i afrohej.

Mario Balotelli kishte dalë në disa raste në mbrojtje të të fejuarës së burrit dhe në një lokal në qendër të Breshias ishte përballur drejtpërdrejt me të duke i kërkuar që ta linte të qetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos