Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 15:34 | Sporte të tjera
Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH

Fidel Ylli është zgjedhur presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ylli ka marrë 40 vota, shumë më tepër nga kandidatët e tjerë në garë.

Vojo Malo ka arritur të mbledhë vetëm 12 vota, Martin Biba 4, ndërsa 1 votë është shpallur e pavlefshme.

Në votim nuk morën pjesë 4 federata, nga 41 që janë anëtare të KOKSH, Federata Shqiptare e Futbollit, ajo e Bilardos, Thai dhe Kick Boxing, si dhe Federata e Sportit Shkollor.

Erli Pëllumbi, presidenti i Federatës së Volejbollit u zgjodh zv.president i KOKSH. Pëllumbi mori 29 vota. Në garë me të ishte dhe Denisa Rrushi, e cila mori 20 vota.

Gjithashtu u votua dhe për anëtarë të Komiteti Ekzekutiv nga i cili arritën votat e nevojshme Gjergj Ruli, Luiza Gega, Florend Kalivopulli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos