Mark Marquez rikthehet pas 9 muajsh, është sërish i shpejtë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 15:31 | Sporte të tjera

Marc Marquez rikthehet të garojë në Moro Grand Prix pas 9 muajsh. Piloti spanjoll ka arritur të rekuperohet nga fraktura në krah e cila e detyroi të mbyllte sezonin një vit më parë që pas garës hapëse.

6 herë kampioni i botës, u shfaq në pistë këtë të premte në provat e lira të Çmimit të Madh të Portugalisë dhe regjistroi menjëherë një kohë të shkëlqyer.

Honda e tij u rendit në vendin e tretë, menjëherë pas dy spanjollëve të tjerë, Vinales dhe Rins.

Marc Marquez, 6 herë kampioni i botës

Marquez ka humbur dy garat e para të kampionatit dhe mbetet për tu parë sesi do të jetë forma e tij në garë, megjithatë pretendimet e pilotit spanjoll mbeten të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos