Mrekulli e kohëve pandemike

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 13:06 | Bota
Mrekulli e kohëve pandemike

Arriti të shijojë sërish rrezet e diellit pas rreth 4 muajve në terapi intensive në një spital të Barcelonës.

63-vjeçari, Joan Soler Sendra, mposhti infeksionin Covid-19, që e lidhi për 114 ditë pas një krevati. Mund të konsiderohet si një mrekulli e këtyre kohëve pandemike.

“Ai është pacienti që ka qëndruar më gjatë në terapi intensive. Është pacient që në valën e parë. Kishte nevojë për aspirator mekanik për shumë kohë, por tani po nis të marrë frymë vetvetiu. Ai po ia del mbanë dhe po bën progres pak nga pak”, shprehet mjekja Andrea Castellvi.

63-vjeçari dhe 2 vëllezërit e tij u infektuan me Covid-19 nëntorin e kaluar në Katalonja, por vetëm Joan u shtrua në spital. Pas rikuperimit fillestar, mjekët e panë të arsyeshme që pacientin ta trajtonin me një terapi natyrale, duke e ekspozuar në diell, buzë detit. Ata thonë se kjo metodë ndihmon në psikologjinë e 63-vjeçarit duke i dhënë forcë dhe dëshirë për të vijuar luftën me virusin.

Simptomat fillestare të tij ishin të ngjashme me ato të gripit, por gjendja shëndetësore iu përkeqësua brenda pak ditëve duke i bllokuar dhe rrugët e frymëmarrjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos