Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Champions, Barcelona shënon rekordin e hidhur

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 11:37 | Futboll
Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Champions, Barcelona

Një nga statistikat që tregon më mirë epërsinë e Bayern ndaj Barcelona mbrëmjen e djeshme, ishte ajo e goditjeve në portë.

Barça e mbylli ndeshjen pa goditur në portë, gjë që ndodh për herë të parë në Champions League, në historinë e klubit.

Katalanasit, në humbjen 3-0 në “Camp Nou” ndaj kampionëve të Gjermanisë, goditën 5 herë jashtë porte, në krahasim me 17 goditjet e Bayern, 7 prej të cilave ishin në portë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/15/gjermania-tallet-me-barcelonen-nuk-eshte-kundershtar-i-denje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos