Një jetë përballë zjarreve. Luan Kapaj, veterani që nuk iu dorëzua fatkeqësive natyrore

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 13:20 | Sociale
Një jetë përballë zjarreve. Luan Kapaj, veterani që nuk

Zjarrfikësi veteran Luan Kapaj ka 35 vite që i dedikohet punës dhe nevojës së njerëzve që përballen me fatkeqësitë natyrore.

Nuk ndjen ende lodhje dhe e vesh uniformën si të ishte dita e tij e parë e punës. Këto ditë, e ka nisur punën në 5 të mëngjesit dhe ka shërbyer për të fikur zjarret në Vlorë, deri në orët e vona të mbrëmjes.

Rrezikshmëria e flakëve është e madhe, ndaj thotë se organizimi në shuarjen e tyre duhet të jetë i pagabueshëm. Fikja e zjarreve me mjete primitive, sipas Luanit, është një metodë e vjetër e tradicionale që ka po të njëjtin efekt edhe sot.

Meraku i zjarrfikësit veteran nuk janë zjarret, përmbytjet apo tërmetet, por trashëgimia e profesionit të tij.Luan Kapaj ishte zjarrfikësi hero, i cili dha një kontribut të madh në tërmetin e nëntorit të vitit 2019.

Asokohe ai u dekorua nga pushteti vendor dhe ai qendror me medalje mirënjohjeje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos