Mungon vetëm zyrtarizimi, Pogba kthehet te Juventus

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 09:13 | Futboll
Mungon vetëm zyrtarizimi, Pogba kthehet te Juventus

Paul Pogba mund të quhet goditja e parë e merkatos së Juventusit. Futbollisti rikthehet të veshë ngjyrat bardhezi pas 6 vitesh, kur u largua drejt Manchester United për 100 milionë euro.

Lojtari francez donte vetëm Juventusin, duke mos pranuar të dëgjonte asnjë ofertë tjetër, edhe pse nuk mungonin klube si Manchester City apo PSG.

Marrëveshja mes Pogba dhe Juventusit është arritur, tanimë pritet vetëm zyrtarizimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos