“E kanë lënë Maradonën të vdesë”, tetë mjekë dhe infermierë akuzohen për vrasje

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 09:26 | Futboll
“E kanë lënë Maradonën të vdesë”,

Edhe pas vdekjes, Diego Armando Maradona, miti i futbollit botëror, mbetet në faqet e para të mediave argjentinase dhe botërore.

Arsyeje kësaj radhe, nuk ka të bëjë me sportin më popullor në planet, por për fundin e trishtuar të argjentinasit gjenial, që po mbush gjithmonë e më shumë faqet e kronikës së zezë.

Janë tetë personat e akuzuar për vrasje nga pakujdesia, mjekë dhe infermierë që sipas prokurorit kanë shkaktuar vdekjen e ish-futbollistit.

Sipas tij, personeli mjekësor ku kurohej Maradona ka treguar mangësi të dukshme, deri në keqtrajtime psikologjike dhe fizike ndaj tij, që e kishin çuar Maradonën në një gjendje pafuqie që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore.

https://a2news.com/2020/12/23/maradona-vdiq-pas-8-oresh-agoni/

Shkaku zyrtar i vdekjen se Maradonës ka qenë një edemë pulmonare dhe një infarkt. Mes personave që do të shkojnë në gjyq, është mjeku i familjes Leopoldo Luque, si dhe psikiatrja Agustina Cosachov.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/22/36-vite-nga-goli-me-i-bukur-ne-histori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos