Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares, kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë ditën e hënë në lidhje me masat anticovid.
Shtyrjen e orarit të mbylljes dhe atë për lejimin e muzikës duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik.
Ndërkohë, një ditë para protestës së paralajmëruar, një pjesë e madhe e lokaleve në Vlorë e kanë mbyllur muzikën me himnin kombëtar.
Ndërkohë, në Lungomare është shoqëruar edhe një pronar i një lokali, pasi Himni Kombëtar ka vazhduar edhe pas orës 22:00, ndërsa një qytetare ka kundërshtuar forcat e policisë. (A2 Televizion)