Nafta dhe gazi, “shqiptarët të mësohen me çmimet e larta”

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 15:41 | Ekonomi
Nafta dhe gazi, “shqiptarët të mësohen me çmimet e

Shqiptarët duhet të mësohen me çmimet e larta të karburanteve dhe të mos presin një ulje apo stabilizim të rëndësishëm përgjatë këtij viti. Për ekspertin e hidrokarbureve, Dael Dervishi, ky është një fenomen global, që në vendin tonë ndihet më shumë edhe për shkak të faktorëve të tjerë që nuk kanë të bëjnë vetëm me çmimin e importit.

“Duhet të mësohemi me çmime të larta dhe që luhaten shpesh, por kryesisht që shkojnë drejt rritjes. Shqipëria nuk e kënaq konsumin e vet me prodhimin e brendshëm, kështu që është i ndërvarur nga tregjet globale. Sigurisht, çmimi bazë është gati i padukshëm, pasi është i ndërthurur edhe me taksat. Këtu ka edhe faktorë të tjerë politikë që lidhen me qëndrueshmërinë e çmimit”, thotë Dervishi.

Dervishi shpjegon se situata gjeopolitike në shumë shtete kyç në prodhimin e naftës si Kazakistani, Libia, kushtet e motit në SHBA dhe Kanada, apo edhe kriza të tjera po shkaktojnë nervozizëm në tregje.

Edhe në të shkuarën, kriza të ndryshme gjeopolitike kanë shkaktuar tensione në bursën e hidrokarbureve, por sot për shkak të tranzicionit të gjelbër, ku nuk ka më investime afatgjata në këtë fushë, vendosja e një ekuilibri është bërë shumë më e vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos