
Gjatë muajit shkurt, autoritetet shqiptare bllokuan 22 500 tonë naftë kontrabandë që vinte nga Rusia dhe po përpiqej të futej në vendin tonë. Operacioni u zhvillua nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Policinë Kufitare të Portit Durrës, Drejtorinë e Antikontrabandës, autoritetet doganore të portit, Rojën Bregdetare dhe Kapitanerinë e Portit Durrës.
Policia tha se, përmes inteligjencës informative, kishte siguruar informacione për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte.
Rastet e bllokimit të anijeve në Portin e Durrësit, si dhe shkelja e embargos së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është kthyer në një shqetësim serioz i cili po përsëritet, e kësaj here nga Shqipëria.
Autoritetet kanë nisur hetimet për thyerjen e embargos nga një grup kompanish të cilat kanë marrë përsipër shpërndarjen e naftës ruse në Mesdhe, duke bërë dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës në ujërat territoriale të Greqisë.
Subjekti Oilmar përmendet si pjesëmarrës në skemën e tregtimit dhe subjekti Oilmar. Por pas reagimit të parë të subjektit të përmendur si i përfshira, redaksia e A2 CNN menjëherë verifikoi dhe ballafaqoi pretendimet me burimet e informacionit dhe në pamundësi për të faktuar, në zbatim të standardeve të etikës profesionale, përditësoi lajmin duke korrektuar ato pjesë të tij në të cilat përmendej përfshirja e “në skemën e kontrabandës” apo “thyerja e embargos” të subjektit tregtare Oilmar. (A2 Televizion)