Napoli bën detyrën ndaj Brescia, ka minuta dhe për Hysaj

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 14:34 | Futboll
Napoli bën detyrën ndaj Brescia, ka minuta dhe për Hysaj

Napoli ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Brescia. Napoletanët ishin më të vendosur në këtë ndeshje për të marrë tre pikë dhe për të qendruar në vendet e para të renditjes, pas gabimit të bërë në ndeshjen e fundit, ku u mundën në shtëpi nga Cagliari.

Ekipi i Ancelottit kaloi në avantazh me Mertens në minutën e 13 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 pas një goli nga ish mbrojtësi i Romës, Manolas. Në fillimin e pjesës së dytë Brescia e shkurtoi rezultatin, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua. Në minutat në vijim ekipi mik e kërkoi më shumë golin dhe ai erdhi në të 67-n më sulmuesin Mario Balotelli.

Në këtë ndeshje, me rëndësi ishte dhe rikthimi në fushë i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj, i cili u fut në minutën e 76 për të zëvendësuar të dëmtuarin Maksimoviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos