NASA feston një tjetër sukses, helikopteri fluturon në Mars i pilotuar nga Toka

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 14:40 | Teknologji
NASA feston një tjetër sukses, helikopteri fluturon në Mars i

Helikopteri-dron i NASA-s, “Ingenuity”, përfundoi me sukses fluturimin historik në mars, duke u ulur në sipërfaqen e tij.

Droni qëndroi në ajër për më pak se një minutë, por NASA po feston atë që konsiderohet si fluturimi i parë i pilotuar në atmosferën e një tjetër planeti. Misioni, i cili hap skenarë të rinj për eksplorimin e marsit në të ardhmen, është i pari demonstrim i mundësisë se një fluturimi të kontrolluar në një planet të ndryshëm nga Toka.

https://youtu.be/PmS7y6SSsoM

Gjatë natës, inxhinierët e Jet Propulsion Laboratory të NASA-s kishin dërguar komandat për fluturimin e droni-helikopter e më shumë se 3 orë më vonë të dhënat mbërritën në Tokë. Sinjali u transmetua nga “Ingenuity” tek roboti “Perseverance”, I cili më 3 prill kishte ulur dronin në sipërfaqen marsiane pasi e mori me vete në udhëtimin nga Toka. “Ingenuity” do të komandohet të fluturojë edhe më lart, ndërsa inxhinierët do të testojnë limitet e teknologjisë.

Të ngresh në fluturim mjete në planetin e kuq nuk është e lehtë. Atmosfera është shumë e rrallë, vetëm 1 për qind e densitetit këtu në Tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos