NASA i ndryshon emrin asteroidit më të largët, kishte origjinë “naziste”

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 13:15 | Lifestyle
NASA i ndryshon emrin asteroidit më të largët, kishte

Është objekti më i largët i vizituar ndonjëherë nga anije kozmike, dhe për këtë arsye ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e astronomëve.

Por asteroidi “Ultima Thule” kishte në fakt një problem madhor, emrin. Kjo sepse termi në mitologjinë e lashtë tregonte thjesht një vend shumë të largët, ndërkohë që në fillimet e shekullit të XX  u përdor nga propaganda naziste për të treguar vendin nga vinin popullsitë “ariane”.

Nga ai moment termi ka mbetur në imagjinatën e shumë grupeve të së djathtës ekstreme, dhe gjëja nuk mbeti pa u nënvizuar në opinionin publik.

Aq shumë,  sa NASA ka shpallur dje vendimin për ndryshimin e emrit të asteroidit, që nga sot do të njihet me termin Arrokoth”, që në gjuhen e indianëve të Amerikës do të thotë qiell.

https://a2news.com/2019/11/13/kush-merr-fryme-ne-mars-te-dhenat-e-sondave-per-oksigjenin-po-tronditin-shkencetaret/

Në deklaratën e saj, NASA nuk përmend historinë emrit të mëparshëm por vetëm, tributin e tyre ndaj popullsive indiane që kalonin pjesë të madhe të kohës duke vrojtuar qiellin.        (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos