Plagosja e Erjon Vishkullit, bashkëpunim me Italinë për të zbuluar kush qëlloi

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 17:16 | Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për plagosjen në sy me plumb gome të Erjon Vishkullit. Në deklaratën për mediet thuhet se janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga Banka e Shqipërisë, që ka regjistruar ngjarjen gjatë protestës të së shtunës.

Po kështu, verifkimet po kryen me kartelat e Spitalit të Traumës. Hetimet po vijojnë edhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore mbi veprimet e efektivëve të përshirë në aksionin e shpërndarjes së protestës për të identifikuar policin që shtiu.

Për të saktësuar armën nga e cila është qëlluar, akuza e kryeqytetit ka nisur komunikimin me autoritetet italiane drejt të cilave është dërguar dhe një letërporosi. Megjithatë, nuk është ky rasti i vetëm që po hetohet. Dosjet po shqyrtohen për 20 protesues që kanë përsuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmën mjekësore, me qëllim për të zbuluar nëse forcat e rendit kanë kapërcyer kompetencat apo nëse veprimet e tyre kanë përdorur në mënyrë joproporcionale forcën.

Tashmë, edhe policia ka ndryshuar strategji. Përmes kësaj shkrese që mban datën 22 tetor, komisariateve u kërkohet që policët e përfshirë në aksion të kenë të vendosur qartë numrin e identifikimit. Sa u përket shoqërimit të të miturve, urdhërohet transferimi në ambientet e përshtatshme për ta si dhe t’u garantohet prania e prindërve.

Para se të merren në pyetje, atyre do t’u lexohen të drejtat. Pas debateve mbi dhunën joproporcionale, bluve u kërkohet të njihen me aktet ligjore se kur duhet të ndërhyjnë, por edhe rastet e përdorimit të gazit lotsjellës apo armëve të tjera. Forcave të rendit u hiqet e drejta për të sekuestruar telefonat pa vendim gjyqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos