NASA publikon pamje të reja nga ulja e “Perseverance”

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 21:22 | Teknologji
NASA publikon pamje të reja nga ulja e “Perseverance”

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka publikuar së fundmi një video mahnitëse të robitit të saj "Perseverance" në momentin e zbritjes në Mars. Në pamje duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.

Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero.

“Perseverance” u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/19/roboti-i-nasa-s-mberrin-ne-mars-do-te-kerkoje-per-shenja-jete-ne-planetin-e-kuq/

A2 CNN Livestream

Latest Videos