Nations League, spektakël midis finalistëve të Botërorit, shkëlqen edhe Ronaldo

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 23:15 | Futboll

Cristiano Ronaldo shkëlqeu në natën e Nations League, duke çuar Portugalinë kampione, në fuqi të turneut drejt fitores në Suedi. Kampioni i Juventusit shënoi falë një goditje dënimi tipike në minutat shtesë së pjesës së parë, dhe vulosi rezultatin me një gol po aq të bukur në minutën 72.

Spektakël në Paris midis Francës dhe Kroacisë, një përsëritje e finales së fundit të Botërorit. Francezët fitojnë 4-2 në një sfidë ku pati ekuilibër përgjatë gjithë garës, që ofroi gola të bukur të Kroacisë me Lovren dhe veçanërisht Brkalo, por që u vendos nga aksionet më konkrete të ekipit kampion të botës.

Goli i dytë i Cristiano Ronaldos

Danimarka dhe Anglia barazuan 0-0 pas një sfide jo shumë emocionuese, ndërkohë që Belgjika është në formë, duke shkatërruar Islandën 5-1, me Batshuayi protagonist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos