Shpresat presin Andorrën, Shqipëria beson te kualifikimi

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 14:52 | Futboll
Shpresat presin Andorrën, Shqipëria beson te kualifikimi

Sot do të jetë radha e përfaqësueses Shpresa për të zbritur në fushë për eliminatoret e kampionatit Europian të vitit 2021.

Kuqezinjtë e vegjël vijnë nga fitorja historike në Austri, atje ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj një prej skuadrave pretendente për fitimin e grupit.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Alban Bushi do të presë orën 19:00 në “Elbasan Arena” kundër Andorrës së vendit të fundit.

Shqipëria e 21-vjeçarëve aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 8 pikë, katër më pak se Austria e vendit të dytë, e cila do të luajë me kryesuesit e Anglisë. Një fitore përballë Andorrës do të ngushtonte në 1 pikë diferencën me vendin e dytë në rast humbjeje të austriakëve dhe do të linte gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit kur do të mbeteshin edhe 4 ndeshje deri në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos