Ndahet nga jeta presidenti i fundit i aparteidit në Afrikën e Jugut

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 11:51 | Bota
Ndahet nga jeta presidenti i fundit i aparteidit në Afrikën e Jugut

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen, Frederik de Klerk, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, tha të enjten Fondacioni FW de Klerk.

Në një deklaratë të shpërndarë nga fondacioni thuhet se ish-presidenti ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas betejës me kancerin.

"Ish-presidenti FW de Klerk vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Fresnaye, këtë mëngjes, pas luftës së tij kundër kancerit", tha në një deklaratë fondacioni i tij.

Lider i Partisë Kombëtare, pjesë e pakicës së bardhë në vend, ai ishte president midis viteve 1989 dhe 1994, i fundit në regjimin e aparteidit.

Në një fjalim në parlamentin e Afrikës së Jugut më 2 shkurt 1990, de Klerk ai njoftoi se Mandela do të lirohej nga burgu pas 27 vitesh.

Njoftimi elektrizoi një vend që për dekada ishte përbuzur dhe sanksionuar nga pjesa më e madhe e botës për sistemin e tij brutal të diskriminimit racor të njohur si aparteidi. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos