Tashmë në Spanjë është bërë realitet. Përshtatja e sjelljes për shkak të koronavirusit ka hyrë në çdo aspekt të jetës dhe tani edhe në sport.
Të shtunën në mbrëmje, lojtarët e skuadrave Leon dhe Cantabria Santander u përballën ndaj njëra-tjetrës në një ndeshje hendbolli me maska. E gjitha kjo për të respektuar masat kundër koronavirusit dhe për të ruajtur njëri-tjetrin.
Një nga lojtarët e ekipit të Leon, Roben Marchan tregon eksperiencën e një ndjeshje të tillë duke thënë se mbajtja e maskës vështirëson frymëmarrjen në sport.
“Në fillim provuam që ta mbanim maskën në mënyrë korrekte, por pas disa minutash ajo rrëshqiti. Me të është shumë e vështirë të marrësh frymë kur bëhet fjalë për aktivitet fizik. Na lodhi shumë dhe çdo 5 minuta ndërroheshim për të pushuar”, tha Marchan. (A2 Televizion)