
Brazili u ndal në Kupën e Amerikës, por kjo nuk ndikon në ecurinë e kombëtares “Selesao” që e ka siguruar kalimin në fazën “play of”.
Pas 10 fitoresh me radhë, brazilianët ngecën në një barazim 1-1 me Ekuadorin, edhe për shkak se trajneri Tite la të pushojnë pjesën më të madhe të titullarëve.
Militao shënoi për Brazilin në minutën e 37, ndërkohë që Ekuadori barazoi në të dytën me anë të Menas. Peruja u ngjit ndërkohë në vendin e dytë të grupit B, pasi mundi 1-0 rivalët e Venezuelës. (A2 Televizion)