Çfarë po pi Cristiano? Komentuesit shfrenojnë fantazinë në përpjekje për të gjetur lëngun e verdhë në shishen e portugezit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 18:19 | Futboll

Çfarë po pi Cristiano? Kjo është pyetja që po bëjnë njerëzit pasi Cristiano Ronaldo postoi në Instagram një foto nga avioni, ku pozon bashkë me Pepen, dhe pranë ka një shishe me një lëng të verdhë brenda.

Kjo shishe ka ngjallur reagime të shumta, me komentuesit që kanë dhënë alternativat e tyre.

“Është birrë ose pije energjike”, shkruan njëri.

“Jo, është lëng molle”, ia kthen tjetri.

Por, komenti që mori më shumë pëlqime dhe shkaktoi të qeshura në masë ishte ky: “Lëngu në shishe është urina e Kante”.

Sot, Portugalia do të luajë me Belgjikën, në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos