Ndalimi i emigrantëve, Biden shfuqizon masën e paraardhësit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 11:31 | Bota
Ndalimi i emigrantëve, Biden shfuqizon masën e paraardhësit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij, që bllokonte shumë aplikantë të Kartës së Gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti Donald Trump firmosi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë mes papunësisë së lartë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Teksa shfuqizoi urdhrin, presidenti demokrat pohoi se ajo kishte penguar bashkimin e familjeve në SHBA dhe dëmtonte bizneset amerikane. Biden, ka premtuar të zhbëjë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos