All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndaluan për karburant me 50 kg drogë në bord, u zë pritë policia

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 14:53 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Ky është momenti kur një aeroplan që ishte ngarkuar me 52 kg Metamfetaminë me vlerë mbi 15 milionë dollarë është bllokuar nga policia federale e Australisë. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ngarkesa nga Papua New Guinea u ndalua në Queensland-in rural, përpara se të nisej për në New South Wales.

Aeroplani i lehtë u ul në një pistë avionësh në qytetin e Queensland-it për t’u furnizuar me karburant kur oficerët mësynë pistën dhe bënë pesë arrestime.

All - Paragraf - 3

Pesë burrat nga New South Wales, që sipas policisë ishin pjesë e një organizate kriminale, akuzohen tashmë për importimin e një sasie komerciale të metamfetaminës. Nëse dënohen, ata mund të përballen edhe me burgim të përjetshëm.

Sipas policisë, aeroplani me dy motorë Beechcraft u mbajt nën radarë nga një zonë rurale në jug-perëndim të Sidneit të hënën për në Papua New Guinea ku u ngarkua me 52 kg metamfetaminë.

Pas arrestimeve, policia kreu kontrolle në katër banesa dhe biznese në Sydney, Wollongong dhe Newcastle, në të cilat u sekuestruan pajisje elektronike, pjesë armësh zjarri, pajisje droge dhe dokumente që referojnë pjesët e avionit dhe udhëtimet në Papua New Guinea. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos