Ndërpritet ndeshja e Juventusit, tifozët pushtojnë fushën

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 21:01 | Futboll
Ndërpritet ndeshja e Juventusit, tifozët pushtojnë fushën

Ka përfunduar përpara kohe ndeshja e përvitshme miqësore mes Juventus A dhe Juventus B që luhet përpara nisjes së sezonit të rregullt vetëm për kënaqësinë e tifozëve.

https://youtu.be/15ZSpqSoZrw?t=454

Ndeshja që u luajt në Vilar Perosa u ndërpre në minutën e 52-të takimit për shkak të fansave që zaptuan tapetin e gjelbër për të takuar idhujt e tyre.

Asgjë për t’u shqetësuar, por zyrtarët e Zonjës së Vjetër vendosën që takimi të mos rifillojë më. Pjesa e parë e ndeshjes miqësore u mbyll me rezultatin 3-1 me dy gola të shënuar nga Dybala dhe tjetri nga Cuadrato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos