“Mos ngatërroni pensionet e deputetëve me ato të qytetarëve”, Koka debat me Konomin

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 21:02 | Politikë

Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa diskutohej buxheti i vitit 2027. Teksa deputetja socialiste Milva Ekonomi po shpjegonte skemën për pensionet dhe sesi do të përmirësohej sipas saj jeta e shqiptarëve nga 1 janari, ka ndërhyrë gazetari Bledian Koka, i cili tha se po ngatërronte pensionin e deputetëve me të qytetarëve.

“Mos ngatërroni pensionin e deputetëve me të qytetarëve zonjë. Mos i ngatërroni pensionet 1 mln lekë me pensione maksimumi 200 mijë lekë të vjetra për qytetarët”, tha Koka.

Në përgjigje të tij, Ekonomi sqaroi se pensioni në qytet do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra, ndërsa i pjesshmi do të shkojë 220 mijë lekë të vjetra.

“Instituti i sigurimeve shoqërore nuk të flet për një pension aq të ulët sepse ai është i ndryshëm për pensione të ndryshme. Tani ti ke një pension të plotë në qytet që është 400 mijë lekë (të vjetra), një pension të pjesshëm në qytet që është 220 mijë lekë (të vjetra), një pension rural që është 180.000 le dhe ke një pension për familjet që kanë individë me aftësi ndryshe që është 300 mijë lekë (të vjetra). Këto janë pensionet në Shqipëri. Prandaj ju them që për të gjitha këto pension se ku do shkojnë pensioni i qytetit do të shkojë 400.000 lekë (të vjetra), pensioni i pjesshëm do të shkojë 220 lekë. Është i ndarë sipas fashave”, tha Ekonomi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos