Gazetarët Fatos Çoçoli dhe Bledian Koka debatuan në lidhje me pensionin mesatar në vendin tonë.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Çoçoli: Korrigjove veten. Sepse the në fillim që pensioni mesatar ishte 15 mijë lekë, tani thua 22 mijë lekë/
Koka: Për çfarë ke ardhur këtu? Të bësh korrigjuesin e saj? E bën vetë ajo, është ekonomiste e zonja.
Çoçoli: Nuk mund të kesh papërgjegjshmërinë që një herë të flasësh për 15 000 lekë pension, pastaj të thuash 22 000 lekë. Këtu bëhet fjalë për diçka ekonomike.
Koka: Mos ndërhy! Flit kur të marrësh fjalën, mos bëj korrigjuesin sepse është turp.
Çoçoli: Ti të kesh turp sepse një herë e nis me 15 000, pastaj e përfundon me 22 000!
Koka: Mbron më shumë buxhetin ti sesa ajo! Kush je ti? Çfarë je ti? Apo ka filluar të të pëlqejë buxheti i shtetit dhe tani vjen e bën avokatin edhe të buxhetit.
Çoçoli: 15 000 me 22 000 janë dy gjëra të ndryshme.
Koka: Unë 15 000 e di sepse nëna ime aq merr.
Çoçoli: Ka edhe që marrin 10 000 lekë.
Koka: Po si të duket kjo ty? Ke ndonjë qëndrim për këtë ti?
Çoçoli: Ka edhe që marrin 13 000 lekë, por nuk është kjo mesatarja zotëri.
Koka: Mesatarja është sepse po të fusësh edhe inflacionin, është shumë herë më pak se aq.
Çoçoli: Të kesh turp që i lejon vetes një kapërcim të tillë, nga 15 000 në 20 000.
Koka: Turp duhet të kenë ata që i thonë vetes gazetar dhe bëjnë shërbëtorin e pushtetit. Kjo është e turpshme! Dhe e bëjnë mbi kurrizin e pensionistëve.
Çoçoli: Ti bën shërbëtorin e dezinformimit. Dhe turp të kesh!
Koka: Fatos, mos e bëj avokatin e buxhetit se e bën Milva (Ekonomi) më mirë se ty, e ka për detyrim. (A2 Televizion)