Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II. Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër. Pallati Buckingham në deklaratë për shtyp për këtë humbje shkruan: “Me dhimbje të thellë madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor”. (A2 Televizion)
Ndërron jetë Princi Philip, bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës së Anglisë
