Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçar aktori amerikan Joseph Siravo, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm “The Sopranos”.

Siravo gjithashtu mbahet mend dhe për pjesëmarrjen e tij në filmin musical “Jersey Boys” dhe serialin tjetër “The People v O.J Simpson”.
Lajmi për vdekjen e aktorit u dha përmes mediave sociale nga vajza e tij Allegra Okarmus.
“Babai im ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes dhe unë isha pranë tij në shtëpinë tonë të dashur”, shkruan Allegra në Instagram. (A2 Televizion)