Dënohet ylli i Milan, Zlatan Ibrahimoviç pezullohet me një ndeshje

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 17:18 | Futboll
Dënohet ylli i Milan, Zlatan Ibrahimoviç pezullohet me një

Zlatan Ibrahimoviç pezullohet për një ndeshje. Ky ishte vendimi i Disiplinorit në futbollin italian, pas kartonit të kuq për sulmuesin e Milanit, në fitoren ndaj Parmës.

Gjithçka lindi pas debatit që ylli suedez pati me arbitrin Mareska në fushën e lojës. Raporti i gjyqtarit nuk e evitoi ndëshkimin e Ibrahimoviç, por as nuk shkaktoi pezullim afatgjatë.

Sipas vendimit të Disiplinës, dënimi ndaj Zlatan lidhet me “sjelljen provokuese dhe mungesën e respektit ndaj arbitrit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos