Të gjithë jemi të prekur nga pandemia e koronavirusit, në një mënyrë apo një tjetër. Por ka disa kategori që cenohen më shumë dhe kufizohen edhe më tepër, për shkak të nevojave të përditshme dhe rutinës së pazakontë që duhet të përballojnë. Të tillë janë personat me aftësi ndryshe. Por ka disa persona që në këtë periudhë të vështirë iu kanë ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Një prej tyre është Roland Hysi, nga “Special Olympics Albania”, i cili tregon më shumë për këtë nismë në Ditarin e mëngjesit në A2. (A2 Televizion)
Ndihma në kushte shtëpie për njerëzit me nevoja të veçanta
